Hoxha i njohur kosovar, Drilon Gashi, ka folur rreth deklaratave të mbrëmshme të hoxhës Shefqet Krasniqi i cili ka thënë se “gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda”.
Gashi ka thënë se duhet ditur që kur flet Shefqet Krasniqi nuk është duke folur islami.
“Ajo që duhet ta dimë gjithashtu është se kur flet një mullah [si Shefqet Krasniqi] nuk është kah flet islami, por po flet filani dhe personaliteti i tij i pakonfirmuar, po flasin njohuritë apo budallakitë e tij rreth asaj çka ka kuptuar!” – ka deklaruar ai për Periskopin.
Gashi ka deklaruar edhe se ka hoxhallarë tjerë të cilët kanë shprehur mendime të tilla përçmuese për pozitën e gruas në shoqëri. “Disa mullah me mujt t’gjitha gratë e Kosovës i shtinë n’ferexhe e jau bojnë fenë baski.” – thotë ai.
Ai ka përmendur se paragjykime seksiste kanë pasur edhe mendimtarë të mëdhenj, ku përmend mes tyre Immanuel Kantin, Friedrich Nietzschen, Georg Ëilhelm Friedrich Hegelin e të tjerë.
“Islami i vërtetë beson në vlerën dhe rëndësinë e barabartë të grave, vajzave, burrave dhe djemve për shoqërinë, dhe rëndësinë e barazisë në trajtimin e të gjithë njerëzve, pavarësisht nga statusi i tyre dhe pavarësisht prej disa zakoneve patriarkale, qofshin ato tradita arabe apo shqiptare.” – shton më tej Gashi.