Hoxha Enis Rama sqaroi një traditë që e kanë familjet shqiptare e që sipas tij është e gabuar.
Ai ka thënë se vizita në varreza për Bajram është gabim dhe nuk është në një linjë me objektivat e festës.
“Nganjëherë njerëzit bëjnë veprime që e prishin atmosferën e gëzimit. Një prej atyre është, unë e di që është traditë te na dhe nuk po du me hy në plagë të askujt, mos te keqkuptohem, por vizita të varrezat për Bajram nuk është e duhura. Një vit ke me i vizituar varrezat, ata pas Bajrami nuk çohen, ata qaty janë”, ka thënë Rama në T7.
Ky i fundit thotë se ky veprim bie ndesh me objektivin që ka Bajrami.
“Unë mendoj se nuk është në përputhje me objektivin e bajramit. Ata nuk presin vizitë nga ne ditën e Bajramit”, ka thënë Rama.