Hoxha I njohur nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, ka dhënë detaje rreth shkuarjes së tij në Turqi për shkak të një problem shëndetësor në zemër.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Latifaj tha se nuk ka shkruar në Turqi me urgjencë por për një ekzaminim në zemër me rekomandim të kardiologëve në Kosovë dhe Shqipëri.
“Vëllëzer dhe motra
Selam alejkum
Unë jam në Turqi për një ekzaminim të gjendjes time shëndetësore rreth zemrës gjithësesi me rekomandim të kardiologëve tanë në Kosovë & Shqipëri, falë Zotit jo me urgjencë, kështu që të gjithë dashamirëve të mi i’u siguroj që pas këtyre ekzaminimeve shtesë, do të sqarohet detajisht gjendja ime cili intervenim duhet te behet, kështuqe për cdo eventualitet do t’iu njoftoj me kohë inshaa Allah!
Iu deshiroj një ditë bukur
Allahu iu dashtë dhe iu ruajt!
Me respekt Fatmiri! Ankara Turqi!”, ka shkruar Latifaj.