Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe gjitha partitë e tjera që t’i perceptojnë programet e tyre.
“E ftoj edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe gjithë partitë tjera politike që ata t’i perceptojnë programet e tyre, këtë ia kemi borxh qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai tha se e fton LVV-në, sepse sipas tij gara në këto zgjedhje është garë në mes të PDK-së dhe LVV-së .
“Dhe ne duam që t’i prezantojmë ofertat dhe ta shohin qytetarët se kush e ka programin më të mirë për ta quar Kosovën përpara”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kreu në detyrë i PDK-së, ka ftuar Kurtin në debate televizive.
“Dhe e ftoj Kurtin në pesë debate televizive, një për ekonominë, shëndetësinë, sundimin e ligjit, sistemin arsimor dhe një debat për politiken e jashtme dhe një debat më 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme”, tha ai. /Zëri