Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se e mbështet plotësisht vendimin e qeverisë për reciprocitetin me targat.
Ai thotë se SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë, shkruan Reporteri.net
Hoxhaj, përmes një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se derisa ishte në qeveri, ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë. veçanërisht, siç u shpreh ai, kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit.
“Kur isha në Qeveri, unë mbështesja reciprocitetin me Serbinë, veçanërisht kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit! Tani si deputet i opozitës, unë gjithashtu mbështes plotësisht vendimin e drejtë të Qeverisë për targat e makinave. SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë.”, ka shkruar Hoxhaj.