Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ai do të jap dorëheqje nga posti i tij, nëse taksa i sjell raportet me Amerikën në pikën zero.
Një gjë të tillë siç thotë ai, do e bënte për shkak të përgjegjësisë.
Jap dorëheqje për shkak të përgjegjësisë” , ka thënë Hoxhaj në Tv Dukagjini.
Tutje, Hoxhaj ka shtuar se taksa e ka lënduar raportin e Kosovës meSHBA-në, duke thënë se nuk duhet të vihet në diskutim heqja e saj kur këtë e kërkon presidenti amerikan.
“Taksa e ka lënduar raportin tonë me Amerikën sepse Amerika është e interesuar të përfundojë shtet-ndërtimin e Kosovës. Ne nuk i kemi vënë taksë Amerikën. Kur presidenti amerikan i shkruan dy letra një shteti të vogël siç është Kosova, ne nuk do të duhej të diskutonim nëse taksa duhet të hiqet, apo jo. Kam frikë se nëse BE kushtëzon të ardhmen e Serbisë, kjo nuk do të bëhet në pafundësi”, ka thënë tutje Hoxhaj.
Hoxhaj ka kërkuar që Kosova të shfrytëzojë momentin historik të vëmendjes ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.