Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vazhduar takimet me kryesitë e degëve të kësaj partie.Mbrëmë, Hoxhaj ka takuar kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit.Temë diskutimi i Hoxhajt e kryesisë, ishte edhe përgatitja e zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit.“Mbrëmë isha në Rrafshin e Dukagjinit, ku takova kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me hapat që duhet të ndërmarrim si parti për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale”, ka shkruar Hoxhaj.Ndër të tjerash, Hoxhaj ka thënë se në këtë mandat do të jenë opozitë, për siç ka thënë ai, në shërbim të interesave të qytetarëve.“Po ashtu, shpreha mirënjohjen time për secilin anëtar, për angazhimin dhe lojalitetin e treguar ndaj partisë, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Hoxhaj.
Hoxhaj: PDK-ja do të jetë opozitë konstruktive, po përgatitemi për zgjedhje lokale
Ndani këtë artikull