Enver Hoxhaj, që ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se zgjedhjen e të parit të kësaj partie e sheh çështje politike, dhe jo teknike.
Ai tha se po angazhohet që në PDK të ketë garë, dhe që mund të garojë edhe dikush i paprovuar.
“Në çfarë forme ta kalojmë këtë ngërç politik, janë pritjet që unë i kam prej vetes sime, se çka mund të jap kontribut në një konventë të ardhshme të PDK-së”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.
“Prandaj, zgjedhjen e kryetarit të PDK-së nuk e shoh si një çështje teknike, por e shoh si një çështje shumë të rëndësishme politike dhe po pres që PDK-ja, si një parti e cila i ka pri çlirimit të Kosovës, e cila ka qenë forcë… këta njerëz, një pjesë me të cilët kam folur edhe sot gjatë ditës, edhe dje gjatë ditës, ku kam bërë përpjekje që ta kemi një dialog me ta”.
“Mendoj që për këtë po angazhohem, që të ketë garë. Mund të garojë dikush tjetër i cili nuk është i paprovuar, mund të vendosë baza për dikë tjetër, mund të thotë që Bedriu dhe unë nuk jemi më meritorë për këtë punë. Këtë punë na e caktojmë vetë. Unë ia caktoj vetes misionin tim dhe se sa mundemi me e shty një qëllim të caktuar politik”.










