Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vizitës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në Moskë, duke u shprehur se është vizitë alarmante.
Hoxhaj në rrjetin social X ka thënë se Serbia i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet ’90.
“Vizita e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiq, në Moskë, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vlerave demokratike është alarmante. Ajo i bën jehonë së kaluarës së Serbisë në vitet 1990. Vendi kandidat për në BE, Serbia është një trillim pasi ajo është boshti i gjenocideve kundër fqinjëve të tyre. Të dyja vendet janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës”, shkroi Hoxhaj.