Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha është sulmuar nga Hoxhë Xheladin Halili pas një mosmarrëveshje.
Kështu ka bërë të ditur vet Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ndërsa, i dyshuari, Xheladin Halili, e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.
“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situatë është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë ai.