Humanizmi (lat. humanitas – njerëzia)
Solidariteti,Humanizmi janë vlera njerëzore,e të jesh human do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik,dhe për atë ,këto vlera nuk kanë çmim, dhe nuk mundë t’i vësh çmim.
Muaji i Ramazanit i gjeti shumë qytetarë të Gjilanit me kushte të rënda ekonomike e sociale, edhe si pasojë e pandemisë , e që adresa kryesore për këta qytetarë, ishte kompania A.R.KATANA, me pronar Muhamet Ajrullahu,pasi që,më veq ishte bërë traditë solidariteti i Kompanisë A.R.KATANA për qytetarët në nevojë gjatë muajit të Ramazanit,por jo vetëm.
Shqetësimi i parë i njeriut është plotësimi i nevojave bazë për mbijetesë, ushqim,strehim ujë,veshmbathje dmth gjëra esenciale për mbijetesë.
Nisur nga fakti i kësaj situate të rëndë ekonomike e sociale, të këtyre ditëve në Kosovë, kompania A.R.KATANA , me pronar Muhamet Ajrullahun, e ndien veten, jo vetëm si vullnet, por edhe si detyrë të pashmangshme, që të solidarizohet dhe të mbështes shumë bashkëqytetarë të Anamoravës , duke e prekur aq shumë kjo gjendje, sa që i gjithë potenciali i tij, u angazhua në ndihmën e shumë familjeve por edhe institucioneve në nevojë , që këtyre ditëve , po përballen me këtë gjendje të rëndë ekonomike, edhe si pasojë e Pandemisë COVID-19 që ka kapluar tërë botën .
Kompania A.R.KATANA, është shëndrruar pothuajse si një institucion për qytetarët e Anamoravës në nevojë ,ku pronari i kësaj kompanie pa asnjë hezitim dhe me një shpirt humanisti,duke mos kursyer asgjë nga vetja e tij, i gjindet gjithmonë afër kësaj kategorie saherë që ata kanë nevojë .
Muhamet Ajrullahu paranë e ka fituar me mundin e tij, por humanizmin që ka në shpirtin e tij nuk e ka të blerë por siq thotë edhe vet ai, e ka të lindur, e të trashëguar nga të parët e tij . Prandaj me para edhe mund të blesh shumçka por jo edhe humanizmin dhe solidaritetin njerëzor ,e këtë më së miri e vërteton humanizmi shpirtëror i Muhamet Ajrullahut. Kjo i vë vlerë Z,Muhamet Ajrullahut, dhe ndihet shumë i lumtur, që këto ditë të vështira ka mundësinë që t’i ndihmoj shumë familje që kanë nevojë, duke i lënë anash të gjitha aktivitetet e tij biznesore për këtë kohë ,e duke u angazhuar me të gjithë ekipin e tij çdo ditë në terren, e shpesh herë duke e rrezikuar edhe shëndetin e tij, vetëm e vetëm për të identifikuar dhe mbështes të gjitha rastet që këto ditë po përballen me gjendje të rëndë ekonomike.
Perceptimi i shumë njerëzve apo edhe i një rrethi të caktuar shoqëror se, ’’ Pasuria apo vrapimi pas pasurisë”, e zbehë tejmase dashurinë dhe solidaritetin ndaj njëri tjetrit’’ , apo sipas tyre ‘’paraja shpeshëherë t’a determinon vendin në rrethin shoqëror’’, këtë më së miri e kundërargumenton biznesmeni Muhamet Ajrullahu, me humanizmin e treguar këtyre ditëve të pandemisë, e jo vetëm gjatë këtyre ditëve , sepse Muhameti ka treguar humanizmin e tij në vazhdimësi.
Duke cituar Muhametin që shpeshherë gjatë bisedave miqësore,thoshte se “Asnjëherë dhe në asnjë rast, njeriu nuk mundet të pasurohet apo të përmbushet ,duke humbur shpirtëroren” , dhe “asnjëherë njeriu nuk varfërohet duke dhënë”, i bëjë thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar që ta lënë materialen për pakë kohë,ta shfrytëzojnë këtë materiale duke u fokusuar tek shpirtërorja.
Uroj dhe shpresoj t’a tejkalojmë këtë gjendje të vështirë ,mirëpo të na jetoj gjatë kjo afërsi dhe solidaritet në mes njerzëve, edhe pas kësaj pandemie.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është bërë për të treguar humanizmin e dikujt, aq sa për të senzibilizuar opinionin për vlerën e humanizmit, si dhe nevojën e qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.
Të gjithë bashkë, secili nga pak, mundë të ndihmojmë.
Ky është misioni i vetëm, i këtyre ditëve.
Prandaj, qytetarët dhe Insitucionet e Komunës së Gjilanit, e njohin dhe vlerësojnë kontrbutin e Muhametit , dhe për këtë , si shenjë mirënjohje ndaj këtij kontributi, shpresoj që Muhamet Ajrullahu të vlerësohet si ‘’Hero i ditëve të Pandemisë’’ për këtë Komunë nga qytetarët dhe Institucionet e Gjilanit.
Emri “A.R KATANA” -Hero, si në luftë , po ashtu edhe në liri!
AUTOR: Ardian LENJANI
Kandidat për Doktoraturë –
E Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare