Gjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë shkruan Radio Star.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, ku 661 persona kanë rezultuar pozitiv, sot në Kosovë është shënuar numër rekord të infektuarve me Covid-19.
Një person nga Gjilani ka humbur betejën me Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj, numri i të vdekurve në qytetin e Gjilanit ka arritur në 49.
Ky është njoftimi i plotë:
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste./RadioStar/