Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, 290 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 189 janë shëruar.
Një persona i moshës 53 vjeç nga Gjilani, ka humbur jetën nga Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Njoftimi nga IKSHPK:
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).