Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri përmes një postimi në facebook ka treguar që edhe një qytetarë nga Livoçi i Epërm i Gjilanit humb jetën nga Covid-19.
Haziri i ka shprehur ngushllime familjes dhe ka bërë apel qytetarve që të vazhdojnë të kenë kujdes dhe të zbatohen masat kundër Covid-19, shkruan RadioStar.
Postimi i plotë:
Humb betejen me #COVID19 edhe një qyetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejen për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!