Gjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë humbur betejën me coronavirus në Kosovë.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, 529 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 333 janë shëruar.
Një person i moshës 86 vjeç nga Gjilani, ka humbur jetën nga Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Njoftimi nga IKSHPK:
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).