Gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë humbur betejën me coronavirus në Kosovë.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, 578 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 470 janë shëruar.
Një person i moshës 71 vjeç nga Gjilani, ka humbur jetën nga Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Njoftimi nga IKSHPK:
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç).