Gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë shkruan Radio Star.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, ku 728 persona kanë rezultuar pozitiv, sot në Kosovë është shënuar numër rekord të infektuarve me Covid-19.
Dy person nga Gjilani kanë humbur betejën me Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Ky është njoftimi i plotë:
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).
/RadioStar/