Gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë shkruan Radio Star.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK-ja, 596 persona kanë rezultuar pozitiv.
Dy person nga Gjilani kanë humbur betejën me Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Ky është njoftimi i plotë:
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)./RadioStar/