Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë.
Policia e Kosovës bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndermarr disa aktivitete dhe fushata vetëdijësuese për respektimin e rregullave të trafikut, si: respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënja e rripit të sigurisë, etj. Dhe përveq kësaj në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut që bie në fushveprimin policor, dhe:
Gjatë vitit 2018 janë shqiptuar gjithsejtë 400095 kundërvajtje në trafikun rrugor:
6485 shoferëve, ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik,
170400 kundërvajtje, për tejkalim të shpejtësisë.
Me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga Janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prap mbetet shqetësim i madh.
Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaqërishtë i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.
Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës në kuadër të fushveprimit të saj ligjor që ka do të aplikoj masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.