Trajneri kosovar, Ismet Munishi njihet si një person që bën shaka shumë, ku nuk mungojnë edhe deklaratat e tij epike. Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi, teksa në emisionin “Ekipi A”, ka shfaqur hapur pëlqimin për sulmuesin e Besës së Pejës, Ardit Tahiri, i cili ka shkëlqyer këtë sezon.
“Nuk do ishte keq të vinte te Gjilani. Këtu do ishte më mirë se sa të luante te Çelsi. Sinqerisht më dhimbsen talentet në Kosovë se në mënyrën e zhvillimit kanë dështuar. Unë nuk do të heq dorë nga ai. Do bisedojë me klubin e Besës sepse kam marrëdhënie te mira me ta”, tha Munishi.
Gjithashtu ai foli edhe për finalen e Ligës së Kampioneve, ku Çelsi triumfoi ndaj Sitit, duke thënë se trajneri Guradiola duhej të luante me 3 mbrojtës. Madje Munishi shkon deri aty sa thotë, se spanjolli duhet të shikojnë ndeshjen që Gjilani i Munishit mposhti Prishtinën.
“Guardiola duhet të kishte luajtur me 3 mbrojtës, por ai nuk e njeh këtë sistem. Guardiola le ta shikojë ndeshjen se si e kam mposhtur Prishtinën 2-1, ashtu do e kishte mposhtur edhe ai Çelsin.”