Me dhembje të thellë është pritur lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të të riut Ideal Halabaku, një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe mbarë komunitetin e Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të parakohshme:
“Me dhimbje të madhe pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe e gjithë shoqëria jonë.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin.
Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë.
Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Idealit.
Prehu në paqe.” – ka shkruar Sokol Haliti.