Që nga 2 nëntori, në Gjermani, do të hyjnë në fuqi disa masa strikte, për shkak të numrit tejet të madh të të infektuarve me koronavirusin, shkruan IndeksOnline.
Dje është marrë vendim që nga e hëna të ndalohen aktivitete të shumta me qëllim që të menaxhohet situate me COVID-19.
Sipas një njoftimi në Gjermani, do të ndalohen takimet e më shumë se 2 familjeve, ndalohen udhëtimet e panevojshme dhe ngjarjet kulturore.
Njoftimi:
Nga 2 nëntori, në Gjermani, do të hyjnë në fuqi këto masa ndalimi për parandalimin e COVIDIT-19:
➡️ Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive
➡️ Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 personave në hapësira publike (shkeljet do të jenë të dënueshme)
➡️ Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe për vizita familjare)
➡️ Nga 2 nëntori deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:
Shfaqjet (teatro, opera, salla koncertesh, kinema)
➡️ Qendrat e kohës së lirë (panairet, parqet, diskotekat, shtëpitë private)
➡️ Qendrat sportive (pishinat, saunat, qendrat e fitnesit)
Restorantet (kafenetë, baret, klubet)
➡️ Sallonet (sallonet e zbukurimit, masazhit, tattoo-së)