Një tentativë grabitjeje me armë është regjistruar gjatë ditës së sotme në një argjendari në Gjilan.
Sipas informacioneve që ka siguruar Radio Star, një person i armatosur ka hyrë në argjendari me qëllim grabitjen, por nuk ka arritur të marrë asgjë nga lokali.
Pas tentativës së dështuar, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, burimet e Radio Star bëjnë të ditur se policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë atë pas një aksioni të shpejtë.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.
Pritet që Policia e Kosovës të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me rastin dhe detaje të tjera mbi ngjarjen.

