Pamjet e fundit nga hyrja e tregut të NPL Tregu në Gjilan flasin më shumë sesa çdo deklaratë politike. Grumbulli i mbeturinave qëndron aty ku qytetarët presin pastërti, siguri dhe dinjitet — në hyrje të një hapësire që çdo ditë frekuentohet për blerje esenciale nga dhjetëra familje.
Ky realitet i shëmtuar është pasojë e menaxhimit të dobët institucional dhe tregon qartë se si ky dikaster është udhëhequr ndër vite nga partitë politike lokale, përfshirë PDK-në dhe LDK-në. Mungesa e reagimit, planifikimit dhe përgjegjësisë po e kthen një nga pikat kyçe të qytetit në një vend të neglizhuar dhe të dëmshëm për shëndetin publik.
Tregu nuk është thjesht një hapësirë për tregti – është pjesë e përditshmërisë së qytetarëve. Qyteti meriton më shumë sesa indiferencë.