Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se këtë vit janë shpërndarë 150 koshere të mbushura me bletë për 50 bletarë përfitues.
Kjo përkrahje konkrete për sektorin e bletarisë vjen pas ndarjes së 300 kosherëve pa bletë në fazën e parë të projektit, duke shënuar kështu një hap më cilësor në mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në komunë.
Statusi i plotë:
🐝 150 koshere bletë për 50 përfitues
Herën e parë shpërndamë 300 koshere pa bletë – këtë vit janë 150, por krejt të mbushura me bletë! Më pak në numër, po shumë më me vlerë 🐝💪
Mbështetje konkrete për bletarët tanë!”
#përGjilaninqëduam #Bujqësia