Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fshatin Uglar për të parë nga afër investimet e realizuara në këtë zonë.
Ndriçimi i ri publik, trotuaret moderne dhe mbjellja e shumë drunjve dekorativë janë pjesë e një projekti me vlerë rreth 160,000 euro, që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.
Këto ndërhyrje janë pritur me shumë kënaqësi nga banorët, të cilët tashmë gëzojnë një ambient më të sigurt dhe më të bukur.
Kryetari Hyseni ka theksuar përkushtimin e tij për të sjellë zhvillim dhe investime në çdo cep të komunës.
Statusi i plotë: Ndriçimi i ri, trotuari dhe shumë drunjë dekorativ në Uglar, në vlerë rreth 160,000€ janë vetëm disa nga intervenimet drejt përmirësimit të jetesës për qytetarët tanë. 💡🌳
Po sjellim më shumë dritë dhe zhvillim në çdo cep të komunës!
#përGjilaninqëduam