Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se në vetëm tri vite janë realizuar 2.8 milionë euro investime në sektorin e bujqësisë, duke e kthyer këtë fushë në një nga shtyllat kryesore të qeverisjes lokale.
Një prej projekteve më të reja është ai i inseminimit artificial dhe vaksinimit të kafshëve, që synon mbështetjen direkte të fermerëve për të rritur produktivitetin dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.
“Bujqësia mbetet prioritet strategjik për ne,” ka theksuar Hyseni në njoftimin e tij.
Komunikata e plotë:
2.8 milion euro investime në bujqësi vetëm për 3 vite 🌾
Inseminimi artificial dhe vaksinimi i kafshëve – projekt i ri që ndihmon fermerët tanë në rritjen e produktivitetit dhe parandalimin e sëmundjeve. Bujqësia vazhdon të jetë shtyllë kryesore e qeverisjes sonë. 🚜
#përGjilaninqëduam #përfermerët