Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar një pasqyrë të investimeve madhore që po zhvillohen në qytet, me një vlerë të përgjithshme prej 45.78 milionë eurosh.
Nga infrastruktura, arsimi, shëndetësia, sporti e deri te mirëqenia sociale, Hyseni thotë se këto projekte po ndryshojnë fytyrën e qytetit dhe po ndihmojnë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Stacioni i ri i autobusëve, KultQendra, stadiumi i qytetit dhe projekti “Flows” për ujësjellësin janë vetëm disa nga projektet që, sipas tij, po realizohen me ritme të shpejta.
“Shumica e tyre janë tashmë në zbatim, disa drejt përfundimit – të gjitha me një qëllim të vetëm: ta bëjmë realitet Gjilanin që duam”, ka deklaruar Hyseni.
Statusi i plotë:
45.78 milionë euro investime për Gjilanin!
Kjo është shifra që përmbledh punën tonë për qytetin – projekte të mëdha që po zhvillohen në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport dhe mirëqenie sociale.
Zhvillohen në secilën lagje e sektor, me projekte që po e transformojnë qytetin:
🚌 Stacioni i autobusëve – 1 milion euro
🎭 KultQendra – 1.28 milion euro
🛣️ Rruga Hamdi Kurteshi – 2.4 milion euro
👴🏻🍲🎓 Qendra ditore për të moshuar, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë – 2.5 milion euro
⚽️🏀 Renovimi i palestrës së sportit – 2.8 milion euro
🩺 Shkolla e mesme e mjekësisë – 3.3 milion euro
🏘️ Banimi i përballueshëm dhe social – 4.5 milion euro
🏟️ Stadiumi i qytetit – 13 milion euro
💧Investimi në rrjetin e ujësjellësit: projekti Flows – 15 milion euro
Shumica e këtyre projekteve janë tashmë në realizim, disa drejt përfundimit. Të gjitha me një qëllim të vetëm: ta bëjmë realitet Gjilanin që duam.🤝🏻