Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Bajram Isufi, ka takuar fermerët përfitues të subvencionimit për qumështin, në një takim ku janë nënshkruar kontratat me 45 aplikuesit që kanë përfituar mbështetjen.
Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel vendi, duke e vendosur Gjilanin si shembull të mbështetjes së drejtë dhe gjithëpërfshirëse për bujqësinë lokale.
Statusi i plotë:
Bashkë me Drejtorin e Bujqësisë, Bajram Isufi, mirëpritëm fermerët e Gjilanit përfitues të subvencionimit për qumështin. 🐄🥛
Për herë të parë, të gjithë 45 fermerët që aplikuan për subvencionim, kanë përfituar dhe kanë nënshkruar kontratat e tyre. ✍🏻
Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel vendi – 10 cent për litër qumështi.
Ky është një hap konkret drejt fuqizimit të bujqësisë dhe një model i mbështetjes së drejtë, transparente dhe gjithëpërfshirëse.🤝🏻
#përGjilaninqëduam #përfermerët