Sot janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e mistershme e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari janë bërë homazhe te varri i tij në varrezat në Dragodan.
Hyseni tha se Astrit Dehari mbahej në paraburgim, pa aktakuzë, rrjedhimisht edhe pa gjykim.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryetarët e komunave nga LVV, ministra dhe shumë deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe familjarë, nderuam e përkujtuam aktivistin Astrit Dehari.
Po bëhen 6 vjet nga vrasja e tij në burgun e Prizrenit. Ai mbahej në paraburgim, pa aktakuzë, rrjedhimisht edhe pa gjykim.
Ne, aktivistët e Lëvizjes, Astritin e kemi shembull, ai është frymëzim e shtytje për angazhimin tonë. Rrugëtimi i Lëvizjes sonë ka qenë i vështirë. Sakrifica e aktivistëve përveç që është motivuese, ajo na obligon që këtë rrugëtim dhe qëllimet tona t’i jetësojmë me nder e përkushtim maksimal, çdo ditë.
Lavdi jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari!