Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se gjatë katër viteve të mandatit të tij, janë ndarë gjithsej 660 mijë euro për bursa, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj mbështetjes së të rinjve dhe arsimit.
Vetëm për vitin 2025, janë planifikuar 250 mijë euro për studentët dhe nxënësit e dalluar të komunës, duke e kthyer përkrahjen për rininë nga një premtim në një prioritet konkret të qeverisjes lokale.
Statusi i plotë:
📚 660,000 euro bursa për 4 vite qeverisje.
🎓 250,000 euro bursa vetëm për vitin 2025 – për studentët dhe nxënësit e dalluar të qytetit tonë.
Përkrahja për rininë nuk është premtim, është prioritet!
#përGjilaninqëduam #Arsimi #Bursa