Ismail Kadare është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare. Ai po këtë vit, nderoi Gjilanin me vizitën e tij dhe ishte plot jetë.
Veprat e tij do të mbesin përgjithmonë mes nesh, pavarësisht që Kadareja fizikisht nuk do të jetë më në mesin tonë!
Kombi ynë humbi një njeri të madh, humbi mjeshtrin e pendës, humbi njërën ndër figurat më intelektuale shqiptare dhe më gjerë!
Sot, jo vetëm ne, por dhe të gjithë ata që lexuan veprën e Kadaresë ndjejnë dhembje sepse ky njeri me veprat e tij i dha shumë edhe letërsisë botërore!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ismail Kadarenë!