Sot shënohet përvjetori i 16-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007.
Kryetari Alban Hyseni, sot ka bërë homazhe te varri i Mon Balajt në Besianë dhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
Shkrimi i plotë:
Në 16 vjetorin e vdekjes, përkujtojmë me homazhe Mon Balaj e Arben Xheladini, aktivistët të cilët ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje.
Të shtunën e 10 shkurtit të vitit 2007, me protestë paqësore e masive, derisa dhjetëra mijëra qytetarë kundërshtuan decentralizimin etnik dhe kërkonin vetëvendosjen dhe drejtësinë, humbën jetën Moni dhe Arbeni dhe u plagosën 81 prej tyre.
Arbeni e Moni do të mbeten sinonim i refuzimit të nënshtrimit përballë pushteteve të korruptuara e kriminale. Ata janë e do të mbeten udhërrëfyesit e përkushtimit tonë të pandalshëm për vendin tonë.
Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë!
Lavdi Monit e Arbenit!
Lavdi dëshmorëve të rënë për liri e vetëvendosje!