Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar një nga iniciativat më domethënëse në fushën e arsimit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve: ofrimin për herë të parë të shërbimeve logopedike brenda shkollave publike të qytetit.
Ky projekt synon të garantojë qasje të barabartë dhe cilësore në zhvillimin gjuhësor dhe komunikativ për të gjithë fëmijët, duke i afruar shërbimet aty ku ata ndihen më të sigurt në shkollë.
Përfitues të këtij programi ishin 102 fëmijë, me mbi 2,500 seanca logopedike të realizuara falas, falë përkushtimit të stafit profesional dhe mbështetjes institucionale.
Statusi i plotë:
Sot po ndajmë me ju një nga projektet më të rëndësishme në fushën e arsimit: për herë të parë në Komunën e Gjilanit, kemi ofruar shërbime logopedike brenda shkollave tona publike.🏫
102 fëmijë përfituan, mbi 2,500 seanca u realizuan – falas, aty ku fëmijët ndihen më të sigurt: në shkollë.🩺👶🏻
Ky është një investim në barazi, zhvillim dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Faleminderit stafit profesional dhe të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë!🤝🏻