Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me deputetet Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Arijeta Rexhepi, si dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, kanë zhvilluar takime me gratë dhe vajzat e lagjeve të Gjilanit.
Në këto bashkëbisedime u vlerësua përkushtimi i tyre në zhvillimin e qytetit dhe mbështetja e vazhdueshme për qeverisjen lokale, ndërsa u theksua bashkimi i forcave për fitoren e 9 nëntorit.
Statuset e plota:
Bashkë me deputetet Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Arijeta Rexhepi, si dhe me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, u takuam me vajzat dhe gratë e lagjes Tetë.
Një bashkëbisedim i ngrohtë për punët që janë bërë, për përkushtimin e secilës prej tyre dhe për fitoren që po e afrojmë bashkë.
Energjia dhe besimi i tyre janë forca që na shtyn përpara, për Gjilanin tonë, për fitoren e madhe të 9 nëntorit.
Me gratë dhe vajzat e Gjilanit biseduam për përkrahjen që ato gjithmonë i japin qeverisjes tonë të mirë dhe zhvillimit të qytetit.
Këtë takim e organizoi kandidatja jonë për Asamble, Albulenë Hajdari, si shenjë falënderimi për përkrahjen e fuqishme që vazhdimisht kanë treguar.
Bashkë me neve ishte edhe deputetja Arijeta Rexhepi, ku u pajtuam që të vazhdojmë me punë të mira për Gjilanin tonë.










