Kryetari i Gjilanit dhe kandidat për mandatin e dytë, Alban Hyseni, vijon përkrahjen për punëtorët dhe bizneset që mbajnë gjallë ekonominë e qytetit.
Së fundmi, ai vizitoi kompaninë e suksesshme të ndërtimit “A Trade”, ku kaloi një pauzë dreke me punëtorët dhe diskutoi për sfidat dhe përditshmërinë e tyre, duke u zotuar për krijimin e kushteve më të mira të punës.
Statusi i plotë:
Gjilani është i njohur për njerëz punëtorë që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit. Bizneset këtu janë burim i vendeve të reja të punës, siç është edhe “A Trade”, një kompani e suksesshme ndërtimi, ku sot na priti pronari i saj, z.Agron Shurdhani.
Me punëtorët e kësaj kompanie kaluam një pauzë dreke, ku biseduam për sfidat dhe përditshmërinë e tyre. Zotohemi që do të vazhdojmë përkrahjen për ta, duke krijuar kushte më të mira pune.
Jemi BASHKË për Gjilanin!
#BASHKËpërGjilanin