Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet me bizneset lokale, duke vizituar kompaninë XHEVDA MAAE, ku u prit nga investitori i njohur Xhevdet Hajrullahu.
Gjatë vizitës, Hyseni, së bashku me kandidatin për Asamble nga lista fituese, Hekuran Rapuca, u njohën nga afër me punën dhe sfidat e kompanisë, e cila prej vitesh është ndër më të suksesshmet në fushën e ndërtimit në Gjilan.
Statusi i plotë:
Takimet me biznese i vazhduam tek kompania XHEVDA MAAE, ku u pritëm edhe nga investitori i njohur Xhevdet Hajrullahu, i cili prej vitesh është një prej emrave më të suksesshëm në fushën e ndërtimit në Gjilan, duke kontribuar me projekte të rëndësishme banesore dhe zhvillim të qytetit tonë.
Këtë vizitë e zhvilluam bashkë me kandidatin e listës sonë fituese për Asamble, Hekuran Rapuca, ku Xhevdeti na njoftoi nga afër me punën, sfidat dhe përditshmërinë e kësaj kompanie të madhe gjilanase, që ka dhënë shembull të mirë të profesionalizmit dhe të përkushtimit.
Bizneset si kjo janë shtylla e ekonomisë lokale pasi krijojnë vende pune, nxisin ekonominë dhe mbajnë gjallë motorin e zhvillimit në qytetin tonë.
#BASHKËpërGjilanin