Gjatë vizitave në disa biznese të Gjilanit, kandidati për kryetar të Komunës, Alban Hyseni, u takua me punëtorë e pronarë lokalë për të parë nga afër punën, sfidat dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Hyseni vlerësoi përkushtimin, profesionalizmin dhe rolin e bizneseve familjare e të të rinjve në forcimin e ekonomisë lokale.
Statuset e plota:
Gjatë vizitave te bizneset e qytetit tonë, u ndalëm te “Omeri Glass”, ku na priti Flamur Sejdiu.
Ai me babanë tash e 43 vjet punojnë me përkushtim e profesionalizëm në prodhimin e gilinderave, dush-kabinave, mbulojave dhe shumë produkteve të tjera cilësore.
Puna e tij është shembull se si përvoja dhe pasioni krijojnë traditë që i japin vlerë ekonomisë lokale të Gjilanit.
Dardani është shembull i një të riu të përkushtuar e profesionist. Ai vazhdon traditën familjare mbi 30-vjeçare në instalime elektrike dhe të ujit, ndërsa prej moshës 25-vjeçare ka marrë vetë përgjegjësinë për punët në terren.
Pata kënaqësinë ta takoj dhe të bisedoj me të për përvojat, sfidat dhe përkushtimin e tij në punë. Të rinjtë si Dardani janë frymëzim për Gjilanin tonë.









