Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet me bizneset vendore, duke vizituar fabrikën e miellit “Alia Comerce”.
Gjatë kësaj vizite, ai është takuar me menaxherët dhe punëtorët e fabrikës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes komunale për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Komunikata e plotë:
Në vazhdën e takimeve në biznese, kryetari Alban Hyseni ka vizituar fabrikën e miellit “Alia Comerce”. Ai është takuar me menagjerët por edhe punëtorët e kësaj fabrike, të cilët kontribojnë në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë tonë.
Mbështetja e bizneseve është pjesë e prioriteteve tona dhe ne do të angazhohemi të gjejnë përkrahjen komunale në rritjen e tyre dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.
#BashkëpërGjilanin
✅️105