Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Bajrami, zhvilluan një vizitë te fermeri Agim, një njeri i përkushtuar prej më shumë se dy dekadash në bujqësi, i cili për herë të parë priti një vizitë zyrtare në fermën e tij.
Kjo vizitë nuk ishte vetëm një shenjë respekti, por edhe një dëshmi e angazhimit konkret të institucionit për të qenë pranë njerëzve që e mbajnë gjallë jetën rurale.
Statusi i plotë:
Bujqësia – shtyllë kryesore e qeverisjes sonë🌾
Bashkë me Bajramin – drejtorin e Bujqësisë vizituam fermerin punëtor e të palodhshëm, Agimin, i cili prej më shumë se 20 vitesh nuk kishte pritur asnjë vizitë zyrtare në fermën e tij.
Sot, jo vetëm që i dhamë vlerësimin që meriton, por pamë nga afër edhe rezultatet e mbështetjes sonë: 🚧intervenimet në infrastrukturën rrugore,🐄sistemi modern i mjeljes, dhe 📈subvencionimi për herë të parë me 10 cent për litër qumështi, po ndihmojnë drejtpërdrejt jetën e përditshme të fermerëve tanë. 🚜
Fermerët si Agimi janë pasqyra e punës sonë. Ata janë forca që e mban të gjallë jetën në fshat dhe ekonominë lokale. 🌱
#përGjilaninqëduam