Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për ecurinë e projektit të ndriçimit publik në fshatin Cernicë.
Me një gjatësi prej 4 kilometrash dhe një investim prej 130,000 eurosh, ky projekt synon të rrisë sigurinë dhe cilësinë e jetës për banorët.
Sipas Hysenit, ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të një mjedisi më të ndriçuar e më të sigurt për të gjithë.
Statusi i plotë:
Realizimi i projektit të ndriçimit publik në fshatin Cernicë po ecën me sukses të plotë! 💡
Me një gjatësi prej 4 kilometrash dhe një vlerë investimi prej 130,000 eurosh , krijon një ambient më të sigurt për të gjithë! 🏡