I pari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim ministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Dimal Basha, me të cilin kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për realizimin e punimeve në hyrje-daljet e qytetit.
Ky investim paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban të Gjilanit.

