Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në një takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani. Gjatë vizitës, ata kanë parë nga afër ecurinë e punimeve në projektet e mëdha sportive në qytet, përfshirë Stadiumin e Qytetit dhe Palestrën e Sporteve, ku punimet po zhvillohen me ritëm të lartë dhe po shkojnë drejt fazës përfundimtare.
Sipas kryetarit Hyseni, këto investime po realizohen falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së Qeverisë së Kosovës, duke synuar krijimin e një infrastrukture moderne për sportistët gjilanas.

