Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues institucionalë, vizituan sot familjet Mala dhe Berisha për të nderuar veprën dhe sakrificën e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të institucioneve, vizituam familjet e heronjve tanë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
11 janari i 1984-s mbetet dëshmi e madhe e angazhimit dhe e sakrificës së popullit për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.
Veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës është flakadan i lirisë dhe i angazhimit gjithëpopullor.
Lavdi dhe nderim për familjet Mala dhe Berisha!









