Memorandumi për Banimin Social është nënshkruar!
Komuna e Gjilanit është një nga përfitueset e këtij projekti, që ka një vlerë prej 37 milionë eurosh.
Në bashkëpunim me Ministrin Aliu, kemi arritur të nënshkruajmë memorandumin për zhvillimin e projektit të Banimit Social. Qëllimi i tij është përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme.🧑🧑🧒🧒
Disa nga pikat kryesore të këtij projekti janë:
🏘️Ndërtimi i projekteve të reja për banim social
🚧Rinovimi i njësive ekzistuese të banimit social
🏠Rindërtimi apo rinovimi i shtëpive private për familjet e cenueshme.
Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit vazhdojnë të tregojnë përkushtim në krijimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të qëndrueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.
#përgjilaninqëduam #banimisocial