Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka prezantuar punimet të cilat janë duke u bërë në fshatrat dhe në disa pjesë të Gjilanit.
Sipas tij dhjetëra projekte të reja në vazhdim, asfaltim, rehabilitim dhe rikonstruim në çdo lagje e fshat të komunës.
Shkrimi i plotë:
🚧🚜👷
Me dinamikë të shtuar po punohet në:
🟢 Parkun “Banja”
🟢 Kanalizimin fekal prej 8290m në fshatin Livoç i Epërm – Livoç i Ulët dhe një pjesë të lagjes “Kodra e Thatë”
🟢 Kanalizimin fekal në lagjen “Qazim Zekebasha” në fshatin Zhegër
🟢 Rigjenerimin e zonës përreth SHFMU “Rexhep Elmazi”
🟢 Ndërtimin e rrugës “Januz Tërstena”
🟢 Ndërtimin dhe përgatitjen e rrugës për asfaltim në lagjen “Arbëria” – rruga afër çezmes
🟢 Asfaltimin e rrugëve “Agush Isufi” dhe “Arshi Pipa” në lagjen “Arbëria”
Dhjetëra projekte të reja në vazhdim. Asfaltim, rehabilitim dhe rikonstruim në çdo lagje e fshat të komunës!
#përGjilaninqëduam ✅