Në shënim të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, iu bashkua nismës humanitare për dhurimin e gjakut, së bashku me përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.
Ky akt simbolik, por jetik, u realizua në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe inkurajimit të qytetarëve për të dhuruar gjak, një gjest i thjeshtë që mund të shpëtojë jetë.
Statusi i plotë:
🩸 Dhuro gjak, shpëto jetë!
Në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, së bashku me drejtorin e Spitalit të Gjilanit z. Afrim Cana, deputete të Kuvendit të Kosovës, drejtorë komunalë dhe bashkëpunëtorë nga Komuna e Gjilanit, iu bashkuam nismës për dhurimin e gjakut – një akt simbolik, por me ndikim të madh për ata që kanë më së shumti nevojë.
Faleminderim i veçantë për ekipin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut për profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm. Ftoj të gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak – është një gjest i thjeshtë që mund të bëjë ndryshim të madh.