Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me nënkomitetet profesionale të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, ku u diskutua mbi 109 premtimet e dhëna gjatë mandatit të tij.
Hyseni theksoi se vëmendje e veçantë i është kushtuar 20 premtimeve të papërmbushura dhe bëri të ditur se tashmë ka nisur hartimi i programit për mandatin e dytë.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me nënkomitetet profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan diskutuam për qeverisjen tonë 3 vjeçare.
Trajtuam secilën drejtori dhe çdo premtim që kemi dhënë. Vëmendje të veçantë i kushtuam 20 premtimeve të papërmbushra nga 109 në total sa kemi dhënë.
Nga kjo trupë profesionale që po rritet nga dita në ditë ka dalur programi jonë për qeverisje, ata ndihmuan në përmbushjen e tij e do të nisim hartimin e programit për mandatin tonë të dytë.
#pergjilaninqeduam #lëvizjavetëvendosje