KOMUNA E GJILANIT
Më 23 qershor 2023, në letrën drejtuar Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ndër rekomandimet ka qenë se, ishte vonuar me shkarkimin e drejtores së arsimit.
Rekomandimi i gjashtë ka qenë si në vijim:
“Je vonuar me shkarkimin e drejtores së arsimit (ata që rrinë me ty i thonë drejtoresha), të rekomandoj, që sa më parë me shkarkua, dhe përgjegjësinë për arsim me marrë vetë. Nuk të duhet fare drejtor/e për arsim. Aty është situatë emergjente. Emergjencat i menaxhon kryetari që ka votë të popullit.”
Prandaj, i nderuar kryetar, të rekomandoj që për këta pak muaj që të kanë mbetur, mos e emëro askënd drejtor, merre përgjegjësinë vetë. Edhe ashtu nuk keni kuadër profesional për këtë drejtori. Ke dështua me dy drejtore (drejtoresha) brenda tri viteve në arsim.
Një vit pas rekomandimit, drejtoresha jep dorëheqje. Dorëheqja e dhënë sot, më 1 gusht 2024, është konfirmim i dështimit në qeverisje në tri nivelet e arsimit të cilat janë kompetencë e komunës.Flamur Hyseni, profesor universitar.