Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili synon edhe një mandat tjetër, ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat e qytetit, ku të pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në këtë takim u theksua rëndësia e fuqizimit të rolit të grave në vendimmarrje dhe gjithëpërfshirja si prioritet pas 12 tetorit.
Statusi i plotë:
Gratë dhe vajzat e Gjilanit janë forca më e madhe që ka qyteti ynë.
Në një atmosferë të mrekullueshme, sot na nderoi me prezencë kryeministri Albin Kurti, ku u pritëm ngrohtë dhe me energji pozitive – të bashkuar për fitore.
Fuqizimi i rolit të grave në vendimmarrje do të forcohet pas 12 tetorit dhe gjithëpërfshirja do të jetë prioritet.
Jemi BASHKË!
#BASHKËpërGjilanin